Empoli dhe Lecce barazuan 1-1 në ndeshjet e Serie A, të mbajtur në Stadio Carlo Castellani (Empoli). Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 64-të. Sulmuesi nga Zambia, Banda realizoi gol nga distanca, me portierin Etrit Berisha që bën një gafë pasi nuk e kontrollon dot topin. Gjithsesi, një autogol i Rafia-s pak më vonë do sillte barazimin.

Mesfushori devijoi një gjuajtje të futbollistit të Empolit, “gardiani” Falcone s’mund të bënte asgjë. Sa i takon Ylber Ramadanit, lojtari shqiptar i Lecces u aktivizua në këtë takim, sakaq u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 74-të.

Në ndeshjen e radhës, djemtë e Andreazzolit do kërkojnë vetëm rezultat pozitiv ndaj një kundërshtari si Torino, jashtë në Torino. Në krahun tjetër, te Lecce presin Frosinonen.

 

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: