Dinamo barazon 1-1 me Elbasanin, në ndeshjen e vlefshme për Superioren. Në një Air Albania ku po binte shi i dendur, të parët shënuan ekipi nga Elbasani, me anë të Tsague.

Bregu barazoi llogaritë, në fundin e pjesës së parë, duke çuar skuadrat në barazim në dhomat e zhveshjes.

Pavarësisht rasteve në pjesën e dytë nuk pati gol.

Me këtë rezultat, Elbasani kryeson kampionatin me 24 pikë. Në krahun tjetër, të besuarit e Dajës janë në vendin e katërt me 19 pikë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb