Europa League ka luajtur këtë pasdite disa ndeshje interesante të javës së pestë të grupeve. Atalanta barazoi 1-1 ndaj Sporting, në një sfidë të bukur në Bergamo. Goli i parë i takimit mban firmën e Scamacca-s në pjesën e parë, ndërsa Edwards vendosi ekuilibrat përfundimisht në pjesën e dytë.

Me këtë rezultat, ekipi i Gasperinit kryeson me 11 pikë, 3 pikë më shumë se portugezët e vendit të dytë. Strum Graz dhe Rakow kanë nga katër pikë.

West Ham-it i mjaftoi një gol i Soucek në fund ndaj TSC për të ruajtur kryesimin e grupit A. Freiburg-u nuk fali, duke marrë suksesin e thellë 5-0 ndaj grekëve të Olympiacos.

Në Conference League, Az Alkmaar kaloi 1-0 boshnjakët e Zrinsjkit, ndërsa Besiktas u mund 0-5 në Turqi ndaj Bruge.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb