Sot pasdite u luajtën disa nga ndeshjet e javës së fundit të La Liga.

Real Madrid barazoi 1-1 me Athletico Bilbaon në shtëpi. Për miqtë nga Bilbao realizoi Sancet, ndërsa për Los Blancos shënoi Karim Benzema, në ndeshjen e tij të fundit me këtë fanellë.

Barazim 2-2 mes Villareal dhe Atletico Madrid. Skuadra e Simeones mori një pikë falë dopietës së Correas, sakaq të besuarit e Setien “tundën rrjetën” me Jackson dhe Pascual.

Kështu, përfundimisht, Real Madrid renditet në vendin e dytë me 78 pikë. Në pozitën e 3-të është Atletico Madrid me një pikë më pak. Vendi i fundit që shkon në Champions i takon Real Sociedad.

Në Europa League do të luajnë Villareal dhe Betis. La Liga përfaqësohet në Conference Ligë nga Osasuna.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: