Mbyllen ndeshjet e para çerekfinale të Champions League. Barcelona pësoi disfatë të hidhur 0-2 në shtëpi ndaj Atletico Madridit. Sfida u komplikua për katalanasit në fundin e pjesës së parë, pasi Cubarsi u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Alvarez realizoi një eurogol. Në superioritet numerik, Atletico shënoi të dytin me Sorloth në të 70-tën.

Me këtë rezultat, kualifikimi për Barcelonën duket “malore”, pasi i duhet përmbysja në aktin e kthimit. Në sfidën tjetër, PSG mposhti 2-0 Liverpool, me golat e Doue dhe Kvara. Ky sukses bën që kampionët në fuqi të shkojnë të qetë në takimin e kthimit, ndërsa The Reds nuk kanë asgjë për të humbur dhe do provojnë mrekullinë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb