Barcelona afrohet edhe më shumë me titullin kampion në Spanjë. Katalanasit fituan 4-1, në derbin ndaj Espanyol. Sfida u zgjidh që në pjesën e parë me anë të Ferran Torres, i cili realizoi dy gola, përkatësisht në minutat 9’ dhe 25’. Espanyol u fut në lojë me golin e Lozanos, por gëzimi ishte i përkohshëm, pasi Yamal “vulosi” sfidën.

Në fund, pati kohë edhe për një gol të Rashford. Me këtë sukses, ekipi i Flick kryeson me 79 pikë, 9 pikë më shumë se Real Madrid ndjekës. Ndeshja e radhës për Barçën është ndaj Celta.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb