Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka zbuluar denoncimin e radhës që PD do të bëjë për projektin e triportit të Vlorës.

Ai tha se një pensionist që siç shtoi nuk plotëson kriteret, ka marrë një koncesion prej 60 mln euro dhe zotëron 92% të aksioneve të kompanisë.

“Gjithashtu ka pasur një kallëzim sa i takon aeroportit të Vlorës. Është duke u përgatitur një kallëzim i ri sa i takon asaj që kanë investiguar Piranjat. Një pensionist që merr koncension 60 mln euro.

Pra, krijohet kompania sot, hyn, fiton koncesionin 60 mln euro dhe 92% të kompanisë i zotëron një pensionist që nuk plotëson asnjë kriter për të ndërtuar projektin e Triportit në qytetin e Vlorës. 92% të kompanisë e zotëron një pensionist”, tha Bardhi.

”Të gjitha kallëzimet që unë kam dorëzuar për Belinda Ballukun janë duhet u hetuar nga SPAK. Unë jam kallëzues dhe kam të drejtën e kërkesës për informacion”, vijoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb