Atentati i mesditës së sotme në mbikalimin e Fushë-Krujës i mori jetën Diklen Vatës, dhe Brilant Martinaj e Besmir Hoxhës, të cilët u shkrumbuan brenda automjetit.

Nga raportimet u bë me dije se rreth 60 gëzhoja fishekësh janë gjendur nga ekspertët në vendngjarje, të cilat kanë ardhur nga armët tip kallashnikov që u gjetën në automjetin e djegur të autorëve në fshatin Larushkë.

Gëzhoja e mbetur në vendngjarje
Gëzhoja e mbetur në vendngjarje

Ndërkohë pas largimit me karotrec të makinës së shkrumbuar të viktimave dhe pastrimit të vendit të ngjarjes nga forcat zjarrfikëse, aty shihen qartë pasojat e atentatit.

Kjo pasi edhe barrierat mbrojtëse të autostradës Fushë-Krujë – Tiranë janë bërë “shoshë” nga plumbat, ndërsa një gëzhojë është harruar nga ekspertiza në rrugë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb