Bayern ka fituar 0-3 ndaj Werder Bremen, në transfertën e Bundesligës. Bavarezët shënuan dopietë me Kane, në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, Goretzka thelloi shifrat, me golin e tij në minutën e 70-të.
Ekipi i Kompany kryeson kampionatin me 57 pikë, 6 më shumë se Dortmund i vendit të dytë. Werder Bremen është në vendin e 16-të. Në sfidat e tjera, Leverkusen mundi 4-0 St Paulin, ndërsa Frankfurti mposhti 3-0 ekipin e Gladbah.
