Barazim 1-1 mes Leverkusen dhe Bayern në supersfidën e kësaj jave në kampionatin gjerman. “Aspirinat” festuan pas 6 minutash lojë, pas golit të Garcias. Bavarezët mbeten me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Jackson, në minutën e 42-të.
Ekipi i Kompany barazoi llogaritë me Diaz, në minutën e 69-të. 5 minuta nga fundi, Diaz ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa shifrat mbeten të njëjta deri në fund.
Bayern kryeson kampionatin me 67 pikë, ndërsa Leverkusen i vendit të gjashtë ka 45 pikë. Në takimin tjetër, Dortmund mundi 2-0 Augsburg.
