Ndeshjet e xhiros së dytë të grupeve të Champions League mbajtën të gozhduar teleshikuesit para ekranit.Bayern Munchen mori një fitore me vlerë në shtëpi ndaj Barcelonës, në takimin që përfundoi me shifrat 2-0.

Rasti më i mirë i fraksionit të parë do ishte i Robert Lewandowskit të katalanasve, me polakun që në sfidën më emocionuese ndoshta të karrierës, gabon nga fare pranë zonës, në minutën e 17-të. Sapo nis e dyta, ekipi i Nagelsman realizon 2 gola me Hernandez dhe Sane.

Kampionët e Gjermanisë menaxhuan në mënyrë fantastike rezultatin, duke marrë kështu 3 pikë.

 

 

Liverpool ka mposhtur 2-1 Ajax.

Një goditje brenda zonës nga i zakonshmi Salah shkoi në rrjetë, me Anfield që u tërbua në festë. Gëzimi zgjati deri në minutën e 27-të, kur një e majtë e Kudus gjen trekëndëshin. Pothuajse në të 90-tën, Matip “tund rrjetën”.

Në fund të fundit ata që gëzojnë janë tifozët vendas, që kishin mbushur plot e përplot stadiumin Anfield me tifozë. Fitorja e parë në Champions për ekipin e Klopp, që tashmë mund të marrë frymë lirshëm.

 

Në ndeshjet e tjera, Leverkusen shokoi Atletico Madrid, duke e mundur 2-0.

Rezultatet finale:
Bayern 2-0 Barcelona

Liverpool 2-1 Ajax

Leverkusen 2-0 Atletico Madrid

Porto 0-4 Brugge

Marseille 0-1 Frankfurt

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: