Bayern nuk ndal hapin në Bundesligë, teksa merr triumfin e radhës. Ndaj Hoffenheim, kampionët e Gjermanisë fituan pastër 1-4.

Pjesa e parë u mbyll në epërsinë e një goli, falë Harry Kane. Sulmuesi anglez kompetoi tripletën, me dy gola të tjerë në pjesën e dytë.

Coufal shënoi për vendasit por asgjë për t’u shqetësuar për bavarezët, që mbyllën llogaritë një herë e mirë me Gnabryn. Ekipi i Kompany ka grumbulluar 12 pikë pas 4 ndeshjesh.

Ndeshja e radhës për Bayern është ndaj werderit në shtëpi, takim ky i programuar të luhet pas disa ditësh.

 

 

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb