Bayern përmbys 2-3 ndaj Freiburg në transfertë, në ndeshjen e “çmendur” të Bundesligës. Pjesa e parë përfundoi pa gola, edhe pse rastet nuk munguan. Të besuarit e Julian Schuster zhbllokuan sfidën në fillimin e pjesës së dytë, me anë të Manzambit, i cili shfrëytëzoi në maksimum një asist të Eggestein. Goli i dytë i vendasve mban firmën e Holer.

Tom Bischof rifuti në lojë skuadrën e Kompany ndërsa në shtesë barazoi shifrat. Nuk kishte mbaruar ende asgjë, pasi kampionët përmbysën llogaritë me një gol të Karl në limite. Bayern kryeson tabelën me 73 pikë. Ndeshja e radhës është ndaj ST Paulit.

Në krahun tjetër, Freiburg është në pozitën e tetë me 37 pikë. Ndeshja e radhës është ndaj Mainz. Në sfidat e tjera, spikat suksesi 6-3 i Leverkusen ndaj Wolfsburg.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb