Drejtuesi politik i PD në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka denoncuar për mediat zyrën e padeklaruar elektorale të PS në qendrën e votimit tek gjimnazi “Petro Nini”. Këlliçi tha se Adriana Kalaja ka debatuar me kandidatin e PS Erion Braçe i cili ka hyrë brenda në zyrë që thotë se është zyra ime.
“Kemi marrë një denoncim që në këtë ambient po kryhej krim zgjedhor duke blerë vota në këmbim të parave, duke intimiduar dhe shantazhuar votuesit në proces. Kemi ardhur për të bërë konstatimin në terren, dera ka qenë e hapur. Ishin rreth 7 persona që punon me laptop, hartë në mur dhe lista.
Erdha këtu, gjeta një situatë të rënduar mes aktivitëve të PS dhe një personi me precedent kriminal që mbronte Braçen. Kemi telefonuar 6 herë policinë e shtetit, nuk merrnim përgjigjen”, tha Këlliçi.
Belind Këlliçi: Deputeti Braçe thotë këtu është zyra ime e punës dhe nuk njeh stafin e tij elektoral, ata që ikën me vrap, persona që kanë ikur me vrap, një drejtoreshë e qendrës kombëtare të inovacionit a se di kush ishte dhe disa të rinj të tjetër, me çanta në krahë dhe kapuç kanë ikur me vrap.
Janë konstatuar nga aktivistë të PD, është zyrë elektorale e padeklaruar, e paloguar dhe është zyrë e PS. Kemi marrë një denoncim që në këtë ambient po kryhej krim zgjedhor duke blerë vota në këmbim të parave, duke intimiduar dhe shantazhuar votuesit në proces. Kemi ardhur për të bërë konstatimin në terren, dera ka qenë e hapur. Ishin rreth 7 persona që punon me laptop, hartë në mur dhe lista.
Menjëherë i kanë bërë thirrje të dalin të deklarojnë çfarë po bëjnë, por kanë mbyllur derën. Braçe thotë që nuk i njoh këto persona, ti gjejë policia e shtetit në atë moment, kanë hequr hartat nga muri, kanë marrë gjërat që kanë pasur dhe ia kanë futur vrapit, janë filmuar nga mediat.
Nëse dikush nuk ka shkelur ligjin nuk k apse të marrë çantën në shpinë të vëre kapuçin dhe të ikë me vrap. Pak minuta pasi ndodhi, ka ardhur Braçe duke pretenduar se është xzyra e tij e punës, zyra personale. Erdha këtu, gjeta një situatë të rënduar mes aktivitëve të PS dhe një personi me precedent kriminal që mbronte Braçen. Kemi telefonuar 6 herë policinë e shtetit, nuk merrnim përgjigjen.
(BalkanWeb)
