Në futboll ka ndërhyrje të gabuara, disa më të rënda se të tjerat, por ajo që vjen nga kampionati kolumbian është me të vërtetë “kriminale”. Protagonist, futbollisti i skuadrës së Deportivo Cali, Julian Zea. Mesfushori bëri një ndërhyrje me takat ngritur ndaj rivalit të tij, megjithëse topi ndodhej në mesin e fushës.

Sigurisht, vendimi I arbitrit ishte i pritshëm. Karton i kuq I menjëhershëm për lojtarin. Por i habitshëm është reagimi i futbollistit, që protestoi për ndëshkimin me karton.
(balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb