Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë fjalës në Parlament u kujtoi socialistëve thirrjen në SPAK të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Kjo e fundit mungonte në seancën e sotme, ndërkohë që nesër pritet të paraqitet në SPAK, pas fletë-thirrjes së prokurorit Dritan Prençi.
Sali Berisha: Në këtë det abuziviteti, në këtë det vetëgjyqësish, mungese ligji dhe respektimi i tij një njeri e ka të vështirë të bëjë ndryshimin. Njeriu duhet të bëjë çdo betejë.
Ju avokate duhet të dëgjoheni në arenën ndërkombëtare për të demaskuar këtë reformë që përdoret sot nga Rama
Ku e ke Belindën sot, ku është Lubia? Ajo është Rama.
