Kreu i PD Sali Berisha është ngjitur në podium, për të mbajtur fjalën e tij përpara mbështetësve të Partisë Demokratike.

Në momentin që Berisha është ngjitur në podium, protestuesit kanë hedhur kapsolle dhe tymuese drejt Kryeministrisë. Kapsollet ranë mbi kordonin e policisë, që po mbron godinën e Kryeministrisë.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike drejt  punonjësve të Policisë janë lënduar tre punonjës policie, ( një punonjëse në sy, një punonjës në dorë e një  tjetër në fytyrë). Efektivët u dërguan në spital.

Opozita sot ka zhvilluar një tjetër protestë kombëtare, afër 100 ditë përpara zgjedhjeve.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb