Barcelona vazhdon marshimin drejt titullit kampion. Humbja me Vallecanon duket një kujtim i largët, teksa sot katalanasit mundën pa probleme në shtëpi Betis me shifrat 4-0. Ky sukses dërgon diferencën me Realin sërish në +11 pikë dhe vetëm matematika mban peng festën e skuadrës së Xavit.

Sipari i golave u hap në minutën e 14-të me golin e Christensen. Gjërat u lehtësuan pas daljes me karton të kuq të Gonzales, më pas ishte Lewandowski dhe Raphinha që e kthyen sfidën në festival golash. Në pjesën e dytë menaxhoi mirë rezultatin, “tundi rrjetën” edhe një herë (Autogol i Rodriguez), në një ndeshje pa shumë histori.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: