Ashtu si në ndeshjen e fundit direkte që ishte mbyllur në barazim, Betis tregon sërish se është një “kockë e fortë” për Galaktikët, teksa sfida me Real Madrid në Estadio Benito Villamarín (Sevilla) përfundoi 1-1. Në pjesën e parë nuk pati gol, pavarësisht rasteve. Los Blancos zhbllokuan takimin në minutën e 53-të, duke dërguar në festë tifozerinë musafire. Një asist magjik i Diaz gjeti të papërgatitur prapavijën e Betis, me Bellingham që nuk fali përballë portierit.

Djemtë e Pellegrinit u kundërpërgjigjën 13 minuta më vonë. Një gol për panoramë i sulmuesit spanjoll Ruibal ndezi shpresën e skuadrës nga Sevilla për të dalë me pikë nga takimi.

Në fund të dyja skuadrat u detyruan të pajtoheshin me nga një pikë. Reali kryeson kampionatin me një pikë më shumë se Girona që ende nuk e ka luajtur ndeshjet e vet, ndërsa Betis i afrohet ndjeshëm zonës së Europës.


 

(J.S/BalkanWeb)

 

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: