Dita e Verës u shoqërua me aktivitete të ndryshme. Atmosfera festive në Tiranë dhe Elbasan u shoqërua këtë vit edhe nga prania e stendave të Birra Korça, Birra Tirana dhe Gold by Korça, të cilat u kthyen në një nga pikat më të frekuentuara nga qytetarët gjatë festimeve.
Në zemër të aktiviteteve festive, qindra qytetarë dhe vizitorë patën mundësinë të ndaleshin pranë stendave të markave të njohura të birrës shqiptare, duke provuar nga afër shijet e tyre autentike dhe duke ndarë momente gëzimi me miqtë dhe familjarët.
Interesi i lartë dhe reagimet pozitive të qytetarëve e konfirmuan edhe një herë se Birra Korça, Birra Tirana dhe Gold by Korça mbeten ndër zgjedhjet e preferuara të publikut shqiptar, veçanërisht në momente festash dhe aktivitetesh që bashkojnë komunitetin.
Për shumë qytetarë që festonin në Tiranë dhe Elbasan, këto marka u kthyen në një simbol të shijes dhe traditës, duke e bërë përvojën e festimeve edhe më të veçantë.
Pjesëmarrja në këto aktivitete festive konfirmon angazhimin e vazhdueshëm të markave të birrës shqiptare për të qenë pranë komunitetit, duke sjellë cilësi, traditë dhe përvojë autentike në çdo moment festimi.
