Një dyqan i bulmetit është vjedhur gjatë natës në qytetin e Pogradecit, në zonën e rrugës së spitalit.

Sipas informacioneve persona të pa identifikuar kanë hyrë në dyqan dhe kanë vjedhur një sasi prej 2 milionë lekë.

Bëhet e ditur se kjo është vjedhja e dytë brenda 5 muajsh për të njëjtin biznes.

Aktualisht policia e Pogradecit po sekuestron kamerat e bizneseve ngjitur dhe shenjat e gishtërinjve në brendësi të dyqanit.

Në të njëjtën rrugë vetëm disa muaj me parë u vodh një argjendari, për të cilën ranë në pranga 2 persona.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb