Emiljano Shullazi është shtruar ditën e sotme në spital për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. “News24” ka siguruar pamjet e transportimit të Shullazit në spital nën masa të rrepta sigurie. Furgonë të shumtë policie kanë shoqëruar Shullazin për në spital ku do të qëndrojë disa ditë i shtruar.
Shullazi është arrestuar me akuzën e kanosjes dhe shtrëngimit për të përfituar pasuri. Seanca gjyqësore ndaj tij është shtyrë plot 14 herë pasi vetë avokati i Shullazit ka deklaruar se klienti nuk ka mundësi të vijë në gjyq për shkaqe shëndetësore.
Biznesmeni Ylvi Beqja ka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë e të dëshmojë në lidhje me 550 mijë euro, të cilat sipas tij i janë marrë nga Shullazi dhe anëtarët e grupit të tij kundrejt kërcënimit me jetë.
(e.f/BalkanWeb)
