Forcat RENEA dhe struktura të tjera të Policisë së Vlorës janë duke zhvilluar një operacion në zonën e Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës.

Nga pamjet e siguruara nga Marjus Seiti, shihen forca të shtuara policore në zonë.

Gjatë aksionit po kontrollohen banesat, si edhe persona të dyshuar për precedentë kriminalë.

Forca të shumta policore kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle të detajuara. Monitorimi po bëhet edhe me dron nga ajri për të mbuluar të gjithë perimetrin e zonës së Ujit të Ftohtë.
Aksioni policor vijon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb