Aksi Librazhd-Prrenjas u bllokua ditën e sotme pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve që ndaluan tërësisht qarkullimin e automjeteve. Shkak për shembjen masive ishin punimet e firmës ANK lart në kodër, për ndërtimin e një loti të Korridorit VIII.

Pas situatës së rënduar në këtë rrugë, ka nisur ndërhyrja e fadromave për të zhbllokuar qarkullimin.

Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb, fadromat e ANK bashkë me ato të kontraktorit të mirëmbajtjes së rrugës 2T, shfaqen duke hedhur gurët dhe dherat në anë të rrugës dhe në lumin Shkumbin. Duke shkaktuar kështu edhe një krim mjedisor.

Sakaq, rruga mbetet ende e bllokuar dhe raportohet se ka edhe një radhë të gjatë automjetesh në pritje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb