BM Group, Bavaria dhe 8S2 ofrojnë ndihma për familjet e Gramshit të prekur nga zjarret e javës së kaluar. Mbi 50 tonë ushqime janë dhuruar për familjet e prekura nga flakët shkatërruese.
Ndihmat përfshijnë ushqime të ndryshme dhe lëngje, ndërsa për bagëtitë janë dhuruar edhe 10 tonë koncentrat ushqimor, duke ofruar një mbështetje të konsiderueshme për komunitetin e dëmtuar nga flakët.
Kryebashkiaku i Gramshit, Besian Ajazi, falenderoi drejtuesin e kompanisë BM Group, Ago Ymerin, për kontributin humanitar, i cili është një nga më të mëdhatë në këtë situatë.
Ndihmat u transportuan me tre kamionë të BM Group, u magazinuan nga bashkia dhe më pas nisën shpërndarjen në fshatrat e Njësisë Administrative Skënderbegas, që u prekën më së shumti nga zjarri masiv.
(BalkanWeb)
