Bologna ka marrë një fitore të rëndësishme në luftën për një vend në Champions League. Ekipi i Thiago Mottas triumfoi pastër 3-0 ndaj Salernitanës, në sfidën e mbajtur mesditën e kësaj të hëne.

Vendasit zhbllokuan ndeshjen që në minutë ne 14-të, pas një goditje maestrale të Orsolinit. Suksesi u sigurua në minutën e 44-të, nga Alexis Saelemaekers! Në fund pati kohë edhe për golin e Charalampos Lykogiannis.

Skuadra nga Bologna renditet në vendin e katërt me 57 pikë, 6 më shumë se Roma dhe 7 më shumë se Atalanta. Salernitana renditet në vendin e fundit.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: