Kosova afrohet edhe më shumë me Botërorin, teksa fitoi 3-4 në Sllovaki, duke shkuar kështu në finale të Play off të Botërorit. Vendasit shënuan të parët me Valjent, ndërsa mysafirët u përgjigjën me Hoxhën. Sllovakia mbylli pjesën e parë në epërsi me golin e Haraslin.
Në pjesën e dytë, golat e Asllanit, Muslijës dhe Hajrizit i dhuruan kualifikimin Kosovës, ndërsa goli i Strelec në krahun tjetër shërbeu vetëm për statistikë. Kosova do përballet në finalen e Play Off me Turqinë në Prishtinë dhe nëse fiton shkon në Botëror.
