Një stuhi e fuqishme dëbore goditi të hënën verilindjen e Shtetet e Bashkuara, nga Maryland deri në Maine, duke detyruar miliona banorë të qëndrojnë në shtëpi mes paralajmërimeve për erëra të forta, reshje rekord dëbore, ndërprerje masive të energjisë dhe bllokim të transportit.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, stuhia ishte më e forta në një dekadë, duke sjellë mbi 60 centimetra borë në shumë zona dhe duke thyer rekorde historike në disa shtete. Autoritetet shpallën gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa shkollat dhe bizneset u mbyllën, përfshirë edhe në Neë York City, që përjetoi stuhinë e parë të madhe të borës në gjashtë vitet e fundit.
Rhode Island, shteti më i vogël amerikan, rezultoi ndër më të goditurit. Në kryeqytetin Providence u regjistruan 91.4 centimetra borë, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 72 centimetrash të vendosur në vitin 1978. Autoritetet vendosën ndalim për udhëtimet jo-thelbësore, masë e aplikuar edhe në Connecticut.
Edhe në Massachusetts, guvernatorja Maura Healey shpalli kufizime të rrepta qarkullimi, duke ulur shpejtësinë e lejuar në autostradën kryesore në 15 milje në orë dhe duke paralajmëruar se kushtet e udhëtimit ishin “jashtëzakonisht të rrezikshme”.
Më shumë se 600,000 shtëpi dhe biznese në Bregun Lindor mbetën pa energji elektrike, me Neë Jersey dhe Massachusetts ndër më të prekurat. Vetëm në Massachusetts, rreth 300,000 klientë mbetën në errësirë, përfshirë 85% të banorëve në qarkun Barnstable, që përfshin zonën e Cape Cod.
Në New York, një shtetrrethim i përkohshëm ndaloi lëvizjen në qytetin me mbi 8 milionë banorë, ndërsa rrugët, urat dhe autostradat u mbyllën për disa orë. Në Providence, mbi 300 automjete u tërhoqën nga rrugët për shkak të borës së madhe.
Stuhia shkaktoi anulimin e 5,706 fluturimeve brenda, për në ose nga SHBA-ja, sipas të dhënave nga FlightAëare.
Rreth 98% e fluturimeve nga Aeroporti LaGuardia dhe 91% nga JFK në Neë York u anuluan, ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar Logan anuloi 92% të fluturimeve dalëse. Edhe Aeroporti Neëark Liberty dhe ai i Filadelfias raportuan anulime masive.
