Chelsea pësoi disfatë 2-0 ndaj Evertonit, në ndeshjen e luajtur në “Goodison Park”. Armando Broja ishte titullar për Blutë e Londrës në këtë takim por nuk mundi dot të bëjë ndryshimin, teksa u zëvendësua në minutë ne 67-të nga Jackson.

Sa i takon lojës së luajtur, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa fillimi i pjesës së dytë do fliste për vendasit. Lojtari nga Mali, Abdoulaye Doucoure me një të djathtë tokazi nuk i la asnjë shans portierit Sanchez. Goli i sigurisë erdhi vetëm në shtesë për Evertonin, me anë të Dobbin.

Në klasifikimin e Premier League, Chelsea e sheh veten vetëm në vendin e 12-të, duke konfirmuar edhe një herë periudhën jo të mirë që po kalon (19 pikë). Në krahun tjetër, të besuarit e Dyche me suksesin e radhës pozicionohen në vendin e 17-të (13 pikë).

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: