Përplasje, incidente e kaos raportohet jashtë ndërtesës së Parlamentit Europian, pas protestave nga fermerët. Fermerët kanë hedhur objekte ndaj forcave të policisë. Këta të fundit janë përgjigjur me gaz lotsjellës.
Protestuesit kanë ndezur bomba tymi dhe i kanë vënë flakën kolonave duke shkaktuar dëme në sheshin “Place du Luxembourg”, përpara Parlamentit Europian.
Mijëra fermerë ka zhvilluar demonstrata pasi kundërshtojnë marrëveshjen BE-Mercosur.
Ata shprehen të shqetësuar për perspektivën e produkteve të Amerikës së Jugut që hyjnë në BE dhe për reformimin e subvencioneve bujqësore.
European farmers hold large-scale protest in Brussels https://t.co/Y2LtD7K7lg
— Reuters (@Reuters) December 18, 2025
