Ndeshjet e Superiores prodhuan spektakël dhe emocione. Elbasani fitoi 0-1 ndaj Tiranës, në sfidën e mbajtur në “Selman Stërmasi”. Të besuarit e Gvozdenovic iu falën golit të Ze Gomes në fundin e pjesës së parë, për të marrë 3 pikë të arta.

Bardheblutë patën disa raste për të shënuar, por nuk u treguan konkret para portës. Elbasani është në vendin e dytë me 49 pikë, ndërsa Tirana e parafundit me 21 pikë.

Në sfidën tjetër, Bylis mundi Vorën me golin e Adepojut në fundin e sfidës. Pasdite luhet sfida tjetër, Flamurtari-Vllaznia.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb