Liverpool fiton 0-1 në fushën e Nottingham, në ndeshjen e Premier League. Goli që vlen 3 pikë për The Reds erdhi vetëm në fund dhe mban firmën e Mac Allister.
Ky sukses dërgon ekipin e Slot në vendin e gjashtë me 45 pikë. Sfida e radhës është ndaj West Ham në shtëpi.
Nottingham renditet në vendin e 17-të me 27 pikë. Sfida e radhës është ndaj Brighton.
Në takimet e tjera të luajtura sot, Sunderland-Fulham u mbyll 1-3, ndërsa Palace-Wolves përfundoi 1-0.
