Recete nga znj Eneida
Përbërësit
1/2 pako me petë
2 qepë të njoma
250 gr kërpudha
1 tufë kopër
50 gr gjalpë
50 gr miell
500 ml qumësht
200 gr djathë gouda
Kripë
Piper i zi
Vaj ulliri
Përgatitja
Paralelisht skuqim qepën e njomë të prerë në feta në vaj ulliri dhe përgatisim beshamelin.
Në një tenxhere të vogël, shtojmë gjalpin dhe sapo të shkrijmë, shtojmë miellin. E skuqim pak sa të marrë ngjyrë dhe shtojmë qumështin gradualisht dhe e ziejmë sa të trashet duke e trazuar vazhdimisht.
Sapo të skuqen qepët, shtojmë kërpudhat e prera në feta dhe i skuqim bashkë deri sa të marrin ngjyrë kafe të hapur. I shtojmë te beshameli dhe gjithashtu në të shtojmë djathin gouda të grirë dhe piperin.
Petën e presim në dy pjesë, e lyejmë me vaj, vendosim mbushjen, e palosim nga anët dhe e rrotullojmë deri në fund të petës.
E lyejmë me të verdhë veze nga lart si dhe vaj ulliri dhe i pjekim në 200 gradë për 30 minuta.
(BalkanWeb)
