Çekia ka marrë një fitore shumë të vuajtur në Doosan Arena (Plzen) 1-0 ndaj Ishujve Faroe, duke vazhduar garën për një kualifikim të mundshëm në Europian. Vendasit ushtruan presion që në minutat e para, por hasën mjaft vështirësi, pasi muri i mysafirëve ishte i pakalueshëm. Djemtë e Sylhavit iu afruan disa herë golit brenda fraksionit të parë, por vetëm shtylla dhe fati ishin armiqtë kryesorë të çekëve.

Episodi më i rëndësishëm i takimit erdhi në minutë ne 76-të. Odmar Faero preku topin me dorë dhe arbitri akordoi penallti, me kapitenin Soucek që nuk gaboi, duke i dhënë epërsinë Çekisë.

Avantazhi u ruajt deri në fund, me situatën në grupin E ku është edhe Shqipëria që duket mjaft interesante. Kryesojnë kuqezinjtë me 13 pikë, 2 pikë më shumë se Çekia.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb