Një episod i pazakontë u shënua pas mbërritjes së avionit presidencial francez në Vietnam, ku u vu re një moment i çuditshëm mes presidentit Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij, Brigitte Macron. Në çastin kur presidenti del nga avioni, kamerat kanë kapur momentin kur duart e Brigitte-s shtrihen drejt fytyrës së Macron-it, duke krijuar përshtypjen e një gjesti të papritur – që nga disa është interpretuar si shuplakë, ndërsa nga të tjerë si një gjest i afeksionit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

Pamja e habitur në fytyrën e presidentit dhe reagimi i tij i menjëhershëm kanë nxitur spekulime për një debat mes çiftit. Megjithatë, Pallati Elize reagoi shpejt, duke i hedhur poshtë pretendimet për një përplasje serioze, duke e cilësuar ngjarjen si një “moment çlodhjeje dhe shkarkimi emocional” përpara fillimit të vizitës zyrtare.

Një zyrtar i afërt me presidentin e përshkroi situatën si një “konflikt të lehtë dhe kalimtar”, duke theksuar se tensione të tilla ndodhin shpesh para nisjeve protokollare. Në videon që po qarkullon, pas këtij momenti të dy shihen duke zbritur shkallët së bashku.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb