Recete nga znj Eneida
Përbërësit

Për bazën:
200 gr biskota
100 gr gjalpë
3 lugë kakao
Për kremin:
400 gr krem djathi
100 gr qumësht i ëmbël, i kondensuar
3 fleta xhelatine
100 gr krem stikash
Reçel me fruta pylli

Përgatitja

Grijmë biskotat në mikser dhe shtojmë gjalpin e shkrirë dhe kakaon. Masën e shtrojmë në një tavë, e ngjeshim me një gotë dhe e lëmë në frigorifer të ftohet. Në një gotë me ujë të ftohtë vendosim fletat e xhelatinës për 15 minuta, më pas i shtrydhim dhe i vendosim në ngrohje me pak qumësht të ëmbël deri sa të shkrihen totalisht. Bashkojmë kremin e djathit me kremin e stikave dhe shtojmë qumështin me xhelatinën. E trazojmë dhe e kalojmë mbi biskota. E lëmë të ftohet dhe më pas i shtojmë reçelin lart përpara se ta servirim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb