Chelsea zhgënjen totalisht në Champions, teksa nuk shkon më shumë se barazimi 2-2 ndaj Qarabag në Azerbajxhan.

Blutë e Londrës shënuan të parët me Estevaon, por vendasit përmbysën llogaritë me Leandro dhe Jankovic.

Në pjesën e dytë, mysafirët barazuan me Garnachon. Përpjekjet e Chelseat për të marrë fitore rezultuan të pasuksesshme, me skuadrat që në fund ndanë pikët.

Në sfidën tjetër, Villareal u imponua 1-0 ndaj qipriotëve të Pafos.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb