TIRANE

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm të “Ferma VIP”, Çiljeta Xhilaga u surprizua nga një vizitë në fermë nga dy djemtë e saj, Fernando dhe Beko. Ajo nuk i përmbajti emocionet kur i pa dhe vrapoi drejt tyre për t’i përqafuar dhe për t’u dhënë disa këshilla nëne.

Ajo u tha të mos lënë futbollin dhe të mos zihen me njëri-tjetrin, duke shtuar pas këshillave se ajo vdes për ata të dy.

Djali i vogël i Çiljetës është nga martesa e parë e Albanit, por është rritur nga Çiljeta pasi nuk e njohu nënën e tij, e cila ndërroi jetë gjatë lindjes. Këngëtarja ka treguar se nuk I ndan kurrë dy djemtë e saj dhe se është totalisht e përkushtuar ndaj tyre.

Fjoralba i tha mbrëmë se asaj i mungon ajo Çiljeta seksi që thyente tabu dikur, por këngëtarja tha se e ka kaluar atë fazë të jetës.

“Nuk më mungon ajo pjesë, çdo gjë ka moshën e vet. E kam kaluar atë fazë, jam në një fazë shumë të rëndësishme të jetës time. Më mungon pjesa e koncerteve dhe studios, nuk më mungon jeta e natës. Pasi edhe kur kam bërë koncerte vitet e fundit, më është dashur të mbyll punët e shtëpisë dhe darkën, pastaj të iki në koncert dhe të qesh. Familja ka një rëndësi të madhe në jetën time, dy fëmijët e mi dhe Albani.

Nuk më la karriera mua, isha unë ajo që mora këtë vendim. U mundova t’i përshtatesha dhe Albanit dhe familjes, familja është obligim i madh, ne kemi dy fëmijë si drita, do jenë rritur me shumë dashuri për njëri-tjetrin, fokusi im është aty,” -u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb