Manchester City ka triumfuar me shifrat e pastërta 4-0 ndaj Liverpool, në çerekfinalen e vlefshme për FA CUP. Në Etihad Stadium, vendasit vendosën ndeshjen në “shinat” e duhura që në pjesën e parë, duke realizuar dy herë me të zakonshmin Haaland.

Në fillimin e pjesës së dytë, “qytetarët” thelluan shifrat me Semenyo, ndërsa pak më vonë, Haaland kompletoi tripletën. Asgjë për të thënë për Te Reds, që pavarësisht përpjekjeve, nuk ia dolën asnjëherë që të futen në lojë. Skuadra e Guardiolës mbetet një nga skuadrat pretendente për t’I shkuar deri në fund rrugëtimit të Kupës.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: