Manchester City triumfoi 2-1 ndaj Aston Villas, duke marrë kështu një sukses të rëndësishëm sa i takon objektivit Champions.

Qytetarët realizuan me Silvan, pas shtatë minutash lojë. Skuadra nga Birminghami reagoi dhe barazoi shifrat me Rashford, i cili përktheu në gol një penallti. Të besuarit e Guardiolës siguruan 3 pikët, falë golit të Nunes në fund.

City renditet në vendin e 3-të me 61 pikë. Aston Villa është në vendin e shtatë me 57 pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb