Pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshuan drejt zonës së ish-Bllokut në Tiranë, ku vijuan thirrjet e tyre kundër projektit në Zvërnec dhe kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës.
Gjatë marshimit, të rinjtë iu afruan disa lokaleve të zonës, duke u bërë thirrje qytetarëve të linin tavolinat dhe t’i bashkoheshin protestës. “Çohuni nga kafja!”, dëgjohet të thonë ata në video.
Me pankarta dhe thirrje, protestuesit kërkuan më shumë angazhim qytetar, duke theksuar se çështja për të cilën po protestojnë i prek të gjithë. Marshimi në ish-Bllok u zhvillua pa incidente, ndërsa pjesëmarrësit vijuan më tej me thirrjet dhe mesazhet e tyre sensibilizuese.
