Como vijon me rezultatet pozitive në Serie A, teksa këtë herë mposhti 2-1 Romën në “Stadio Giuseppe Sinigaglia”. Ekipi i Gasperinit shënoi në minutën e shtatë me anë të Malen, i cili përktheu në gol një penallti.

Douvikas vendosi ekuilibrat në pjesën e dytë, ndërsa gjërat për Romën u komplikuan edhe më shumë pas daljes me karton të kuq të Wesley Franca. Como fitoi falë golit të Diego Carlos, 11 minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Ekipi i Fabregas është në vendin e katërt në zonën Champions, ndërsa Roma është e gjashta.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb