Ndeshjet e Premier League prodhuan rezultate interesante. Liverpool u befasua 2-1 nga Crystal Palace, në takimin e mbajtur në Selhurst Park (London).
Goli i parë i sfidës erdhi nga Sarr, pas 9 minutash lojë. The Reds vuajtën në sulm dhe gjetën golin e barazimit vetëm në minutën e 87-të me Chiesan. Palace surprizoi në fund me golin e Nketiah.
Humbje edhe për Chelsean, me Blutë e Londrës që u mposhtën 1-3 nga Brighton. Për t’u theksuar edhe fitorja 5-1 e Cityt ndaj Burnley, me Armando Brojën që u aktivizua në minutat e fundit.
