Presidenti i SHBA Joe Biden e ka quajtur sërish homologun e tij kinez diktator – një veprim që mund të zbulojë potencialisht përparimin e bërë midis dy fuqive kryesore të botës.

Menjëherë pas takimit të tij të parë me presidentin e Kinës Xi Jinping në një vit, Biden iu përgjigj një pyetjeje nëse ai i qëndronte komentit të tij të qershorit që e cilësonte Xi një diktator.

“Epo, shiko, ai është,” tha Biden të mërkurën pasi të dy udhëheqësit u takuan në nisje të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në San Francisko. “Ai është një diktator në kuptimin që ai është një djalë që drejton një vend komunist që bazohet në një formë qeverisje krejtësisht të ndryshme nga e jona”.
Në qershor, vetëm një ditë pasi Sekretari i Shtetit Antony Blinken përfundoi vizitën e tij të parë zyrtare në Pekin, Biden e quajti Xi një diktator gjatë një mbledhjeje fondesh për fushatën në Kaliforni. Presidenti i SHBA hodhi poshtë shqetësimet në atë kohë, duke thënë se vërejtjet e tij nuk minuan lidhjet e lëkundshme dypalëshe. Kina më pas i kritikoi komentet e Bidenit si “krejtësisht absurde dhe të papërgjegjshme” dhe një “provokim”.

Një nga arsyet që klipi është bërë viral në Twitter është reagimi i Blinken pas deklaratës së presidentit. Shumë komentues “panë” zhgënjim të thellë në uljen e shikimit nga Blinken, duke spekuluar se deklarata e presidentit amerikan ishte një surprizë jashtëzakonisht e pakëndshme për të pas shumë muajsh punë të palodhur për të realizuar këtë takim!

“Po vdes nga turpi”, “duket sikur do të shkojë të fshihet” janë disa nga komentet që përshkruajnë “shprehjen e ankthit” të sekretarit Blinken. “Stili i një njeriu që e di se e pret një natë në punë”, vëren një tjetër komentues.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb