Futbollisti i Sevillia-s, Sergio Escudero, ka pësuar një dëmtim të frikshëm në ndeshjen e luajtur të dielën kundër Villareal.
Mbrojtësi spanjoll ishte në një dyluftim me kundërshtarin Raba, teksa humbi balancimin duke rënë keq në tokë. Si pasojë 28-vjeçari theu bërrylin e dorës së majtë.
Menjëherë, shokët e ekipit e kuptuan se bëhej fjalë për dëmtim të rëndë dhe kërkuan mjekët që të hynin me urgjencë në fushë. Më pas futbollisti u transportua menjëherë në spital.
(BalkanWeb)
