Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se deputetja ka mbërritur e vetme në godinën e SPAK-ut, ndërsa deri më tani nuk ka një informacion zyrtar lidhur me arsyen e paraqitjes së saj apo çështjen për të cilën mund të jetë thirrur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb