Valencia ishte e privilegjuara e ditës së sotme në “La Liga” pas barazimit 2-2 të Barcelonës me Celta Vigo-n dhe ndalës së Real Madrid pa gola kundër Atletic Bilbao.
Skuadra e drejtuar nga Marcelino Garcia Toral pritej të triumfonte sot përballë Getafe-s në transfertë për t’iu afruar kreut por e kundërta ka ndodhur. Valencia është mposhtur me shifrat minimale 0-1 me gol të shënuar nga Bergara në minutën e 66-t të takimit.
Një humbje që djeg shumë pasi kjo ishte mundësia më e mirë për t’ia afruar kreut. Pas 14 javësh kampionat Barcelona renditet e para me 36-t pikë, 5-s më pak se Valencia.
E vetmja skuadër që ka arritur të bëjë mirë është Atletico Madrid e cila mposhti 2-1 Real Sociedad.
Renditja në “La Liga”

(e.k/BalkanWeb)
