Një vajzë e mitur ka humbur jetën pas një aksidenti trafiku që ndodhi në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri me dije se në aksident ishte përfshirë një automjet.

“Sipas raportit, në aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si rezultat i aksidentit, një person ka ndërruar jetë, ndërsa katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Vdekja e viktimës, e cila ishte e mitur, u konstatua nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që të plagosurit u dërguan për trajtim mjekësor,” tha Ahmeti.

Policia njoftoi se njësiti rajonal i trafikut po merret me rastin dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: