Është shoqëruar në polici edukatorja e cila dhunoi vajzën 3-vjeçare, në një kopsht privat. Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se Majlinda Dehima vetëm është shoqëruar në Komisariat, dhe ende ndaj saj nuk ka një masë.

Ndërkohë edhe pse ministria e Arsimit në reagimin e saj bëri me dije se kopshti ishte pa licencë, as ndaj drejtoreshës së këtij kopshti nuk ka ende një masë.

Sipas informacioneve të gazetarit, prindërve të vajzës fillimisht u është thënë se e vogla është pickuar në këmbë, por pasi ata i kanë bërë grafi, ka rezultuar se ka thyerje në këmbë. Më pas drejtoresha ka ndërruar versionin e deklaratës duke thënë se vajza ka rënë në nga krevati dhe ka vrarë këmbën.

Por sipas pamje, edhe kjo deklaratë duket se bie poshtë, pasi në video shihet momenti që rreth orës 10:00, vajza shfaqet duke çaluar, duke lënë të kuptohet se ka qenë e lënduar para se të flinte në gjumin e drekës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: