Pamjet që shihni vijnë nga zyra që përdorte ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky i fundit pasi vendosi të dorëhiqej nga drejtimi i PD-së, nisi zbrazjen e zyrës ditën e shtunë.

Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb pamjet nga brenda zyrës së Bashës, e cila tashmë është bosh, si dhe një furgon në hyrje të selisë, që merrte gjërat e tij. Në pamje shihet se një punonjës transporton drejt furgonit me logon e PD një kuti. Kujtojmë se Basha dha dorëheqje nga detyra e kreut të PD-së më 21 mars.

Po ashtu, në një lidhje live për News24’ gazetari Stafa tha se javën që vjen pritet që demokratët të mbledhin grupin parlamentar. Ai theksoi se situata në selinë blu paraqitet e qetë, ndërkohë që dyert e blinduara janë hequr të gjitha, ndërsa duket se drejtimin e partisë e kanë në dorë anëtarë të grupit të Rithemelimit. Stafa tha se të vetmet zyra që tashmë nuk janë hapur është ajo e kryetarit të komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe e nënkryetares, Jorida Tabaku. Mësohet se dy zyrtarëve iu është kërkuar që të heqin sendet e tyre personale, pasi sipas statutit të miratuar të kuvendit të 11 dhjetorit, ata janë shkarkuar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: